News24 ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Në pamje duket se si makina është shkatërruar plotësisht si pasojë e përplasjes me kamionin.

Viktima është i bllokuar tek njëra prej autoveturave të aksidentuara. Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës. Personat e tjerë të aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spitalin e Shkodrës.

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti, ku bën me dije se kamioni është përplasur me dy automjete njëra pas tjetrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb