RUBIK

Gazetari Elidon Ndreka ka mbërritur në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rubik, ku ndodhi aksidenti tragjik me katër viktima të së njëjtës familje nga Kosova.

Gazetari sjell pamje tragjike në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se mjeti me të cilin udhëtonte familja kosovare me mbiemrin Avdiaj është copëtuar e gjitha, pas përplasjes me kamionin.

Mësohet se burrë e grua kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm fëmija i vogël i familjes, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin e Rrëshenit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore është nisur drejt Traumës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb