Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Durrësit, ku dy automjete janë përplasur, dhe njëra prej mjeteve ka dalë nga rruga..

Policia njofton se si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb