Kjo është makina ku iu bë atentat mbrëmjen e djeshme Sokol Çelajt, fare pranë shtëpisë së tij në Reç të Malësisë së Madhe.

Çelaj ishte duke shkuar me makinën e tij dhe gruan drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i kanë bërë pritë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se viktima një plumb e ka marrë afër zemrës, e një tjetër në pjesën e sipërme të brinjës. Çelaj është transportuar për në Spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Makina me të cilën ai po udhëtonte, ka devijuar nga rruga, për t’iu shmangur plumbave që po lëshoheshin mbi të.

Nuk dihen ende shkaqet e atentatit. Çelaj, jetonte prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri më 18 gusht.

Ai më parë ka pas punuar polic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb