Personat që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve, Arjan dhe Myrvete Yze që humbën jetën në aksidentin tragjik në Librazhd. Ngjarja ndodhi në afërsi të Pishkashit, ku automjeti që drejtonte Arjan Yze, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb foto të çiftit që udhëtonte nga kryeqyteti drejt Devollit, ndërsa gjatë natës ka humbur kontrollin dhe janë aksidentuar.

Sipas familjarëve, por dhe nga burimet policore, çifti ka qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00, por më pas është shkëputur telefonata. Kanë qenë drejtues mjetesh që kanë pikasur në mëngjes një automjet që kishte përfunduar në përrua dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Dy trupat e pajetë u gjetën brenda makinës së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: