Vetura “Venturi VBB-3” është makina elektrike më e shpejtë në botë, që arrin një shpejtësi maksimale prej 576 kilometrash në orë.

Modeli VBB-3, i prodhuesit francez që do të thotë “Venturi Buckeye Bullet”, arriti një shpejtësi mesatare prej 549,43 kilometrash në orë në një distancë prej 1,6 kilometrash, një tjetër rekord që pritet të analizohet edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA).

Këto rekorde u vendosën në shtetin amerikan të Juta-s, në liqenin prej kripe të Bonneville, pranë qytetit Salt Lake City. Në timon ishte piloti amerikan Roger Schroer.

Vetura VBB-3 është prodhuar në vitin 2013 nga Venturi dhe Qendra e Kërkimeve të Automjeteve në Universitatin e Ohajos dhe priste prej tre vitesh të vendoste rekorede të reja mbi këtë shkretëtirë prej kripe me kushte perfekte për këtë lloj makine me performancë ekstreme.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: