Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, ku një i ri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

31-vjeçari me inicialet R.P. ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe fraktura, çka ka detyruar mjekët e spitalit të Korçës ta dërgojnë me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet e stabilizuar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(Balkanweb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: