Drumi është një makinë larëse portative që mund të lajë rrobat pa pasur nevojë për energji elektrike. Makina larëse Drumi është vetëm 55 cm e gjatë, kështu mund të mbahet lehtësisht në bagazhin e makinës, nëse do të shkoni për kamp.
Pajisja, me kapacitet deri në rreth 5 litra ujë, mund të lajë të gjithë veshjet që do të përdorni gjatë qëndrimit tuaj disaditorë në kamp. Një valvul lirimi në anën e pasme të makinës larëse mund të aktivizohet me një të shtypur të butonit për të derdhur ujin e pisët. Makina gjithashtu do t’i shtrydhë rrobat para se t’i ndeni në tel.
Nëse jetoni në konvikt dhe nuk keni një makinë larëse, ju mund të bindni prindërit ta blini këtë pajisje për 129 dollarë, vetëm se duhet të prisni deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm për ta marrë pajisjen. Shpresojmë mos të jeni diplomuar deri atëherë.
(ed.me/BalkanWeb)
