Një aksident është regjistruar sot në aksin kombëtare Elbasan-Librazhd, ndërsa të plagosur ka mbetur një çift.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Xibrakë. Gazetari Fatmir Popja raportoi për ‘BalkanWeb’ se një automjet tip ‘Toyota’ me targa greke është përmbysur anës rrugës. Automjeti ka përfunduar në një kanal por fatmirësisht ka shpëtuar mrekullisht një çift që ndodhej në të.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa të dëmtuarit janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: