Rrugoret e kryeqytetit, prej ditësh krahas detyrave te tjera ne funksion te rritjes se sigurisë ne rruge, kane nisur një “aksion”, për kontrollin dhe verifikimin e te gjitha mjeteve qe kane errësuar xhamat.

Kontrollet konsistojnë në verifikimin e kushteve dhe kritereve te përcaktuara ne Udhëzimin e MIE Nr.5, date 07.10.2019, ne raport me tejçueshmerine e dritës se përcaktuar në udhëzimin përkatës.

Gjate kontrolleve policore me njësitë matëse për errësimin e xhamave, janë konsideruar një numër i madhe mjetesh te cilët ne mënyrë abuzive kane errësuar xhamat parapritës ose nuk kane respektuar nivelin e tejçueshmerise se dritës dhe janë proceduar administrativisht nga rrugoret e kryeqytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb