Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të “Tunelit të Krrabës” duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, makina është mbuluar plotësisht nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke shmangur pasojat më të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Për momentin nuk ka detaje të qarta lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb