PERRENJAS- Një automjet përfshihet nga flakët në ecje, teksa po lëvizte në aksin kombëtar Përrenjas-Qafë-Thanë. Ngjarja në vendin e quajtur “Kthesat e Thanës”, dhe në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, duket automjeti tip “Golf” i përfshirë në flakë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bllokuar përkohësisht. Sakaq, forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Qafë -Thanë, mjeti tip “Pasat” me targa AA 709SS, me drejtues shtetasin E.Ç., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ka marrë flakë në ecje e sipër.
Si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtusi i mjetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental, si pasojë e një shkëndije elektike në baterine e mjetit.
(BalkanWeb)
