Një aksident ka ndodhur në Kamzë, me pasojë plagosjen e një të mituri.

Policia njofton se një makinë ka përplasur te rrethrrotullimi këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç.

Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb