Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku një automjet tip Renault Clio ka përplasur tre fëmijë të moshave 9 deri në 11 vjeç që po lëviznin me monopatina.

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News24 tregoi se dy nga fëmijët ndodheshin në të njëjtën monopatinë, ndërsa i treti po lëvizte në një tjetër. Ngjarja ka ndodhur teksa të miturit po kalonin vijat e bardha, kur automjeti, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe në korsinë e gabuar (atë të taksive), i përplasi.

Dëshmitarë okularë pretendojnë se drejtuesi i makinës ka kaluar edhe në semafor të kuq.

Po ashtu, sipas dëshmisë, drejtuesi nuk u dha ndihmë fëmijëve pas aksidentit dhe qëndroi indiferent në vendngjarje, por pa tentuar të largohej.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb