Një aksident sapo ka ndodhur në aksin e autostradës Mamurras-Milot. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Gjorëm.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një autoveturë ka goditur një 19-vjeçar që lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Drejtuesi i autoveturës është shoqëruar në policinë e Kurbinit, ndërsa ekspertet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb