Një aksident është shënuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se një fëmijë që po lëvizte me mamanë e tij është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kapelja” në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se fëmija, pasi është aksidentua është transportuar nga drejtuesi i mjetit për në spital.
Nga të dhënat e para raportohet se i mituri ndodhet në sallë, jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)
