Një incident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në qytetin Pirou, në pjesën veriore të Francës, ku një automjet ka goditur disa këmbësorë në rrugë.
Sipas burimeve nga mediat franceze, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe dy individë që ndodheshin brenda automjetit që shkaktoi përplasjen.
Ngjarja ka ndodhur në një lagje të populluar, duke shkaktuar panik mes banorëve. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ofruar ndihmë të lënduarve.
Autoritetet lokale, përmes prefekturës së rajonit, kanë konfirmuar incidentin tragjik, por ende nuk janë dhënë informacionet mbi arsyet që çuan në këtë ngjarje. Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
(Balkanweb)
