Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën (24/11) në lagjen Adachi të Tokios, Japoni, kur një makinë u përplas me këmbësorët, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas transmetuesit shtetëror NHK, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 me orën lokale. Një 80-vjeçar humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një grua 20-vjeçare u gjet pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Të paktën dhjetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.
Policia arrestoi shoferin, i cili u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit. Autoritetet po e hetojnë incidentin si aksident trafiku me braktisje të viktimës, ndërsa dyshohet se automjeti i përdorur ishte i vjedhur.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
A car plowed into a sidewalk in Tokyo’s Adachi Ward, injuring over 10 people, including two seriously.
The driver fled the scene, and police have launched a manhunt. pic.twitter.com/MtAfJOIwp4
— 鳳凰資訊 PhoenixTV News (@PhoenixTV_News) November 24, 2025
SCENE: Car #crashes into pedestrians in #Tokyo injuring 11 🚗👥 pic.twitter.com/P9Kz7JUV3u
— ShanghaiEye🚀official (@ShanghaiEye) November 24, 2025
