Aksident në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”. Automjeti me drejtues shtetasin me inicialet F. H., ka përplasur motorin elektrik me drejtuese shtetasen B. K.

“Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. ka përplasur motorin elektrik me drejtuese shtetasen B. K.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. K., e cila është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, -sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: