Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Bushat të Vaut të Dejës, ku një automjet ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një adoleshent.
Si pasojë e përplasjes, një 16-vjeçar, pasagjer në motor, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
