Një aksident është regjistruar sot në Tiranë, afër një qendre tregtare.
Burime zyrtare bënë me dije se në afërsi të një qendre tregtare janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
