BURREL- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në Burrel.

Mësohet se një motor është përplasur me një automjet në aksin rrugor Burrel-Komsi, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që njëri prej tyre ka marrë plagë më të lehta.

Polica lokale ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: