Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar detaje të reja në luidhje me ngjarjen e ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person ka humbur jetën dhe një automjet është përfshirë nga flakët.

Viktima ende nuk është identifikuar dhe nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e tij, por dyshohet të jetë i moshës 30-35 vjeç.

Mehmeti sqaron se ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë se një makinë po digjej.

Ndërkohë dy pistat ku po heton policia, janë ajo e vetëvrasjes apo atentatit dhe më pas djegia e makinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb