Është përcjellë për në banesën e fundit artisti i shquar Maks Velo.

Miq, të afërm dhe personalitete politike e artistike i kanë dhënë lamtumirën shkrimtarit e arkitektit të njohur.

Gazetarja Fatmira Nikolli raportoi për “News 24” e “Balkanweb” se ka shumë pak qytetarë që janë të pranishëm në varrim. Kjo edhe për shkak të Covid-19.

“Pritet që të mbahet ceremonia mortore e një prej figurave më në zë shqiptare. Të pranishëm janë disa persona, mes tyre edhe personalitete si shkrimtarja Luljeta Lleshanaku. Ajo vjen besoj duke qenë në krye të Institutit të të Përndjekurve Politikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sic e dimë, Maks Velo ishte në burg në kohën e monizmit, për shkak të aktivitetit të tij artistik. I pranishëm është edhe arkitekti Artan Shkreli, por edhe kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, gazetari Ben Andoni etj”, tha gazetarja.

Gazetari Andoni në fjalën e tij tha se Maks Velo ishte model i qytetarit të angazhuar.

Ben Andoni: Maks Velo ka lënë një trashëgimi të vyer. Maksi është prapë i gjallë. Modeli i tij i madh i qytetarit të angazhuar është një model për të gjithë ne.

Erion Veliaj: Sic jetoi me dinjitet, ashtu kishte dinjitetin në punën e tij. Ai jetoi gjysmën e jetës në burg, ndërsa gjysmën e jetës në liri la shenjë. Na ka frymëzuar të gjithëve. Një kryeqytetar i mirë, një njeri me sqimë.

Një njeri që kishe dëshirë të flisje dhe të debatoje. Shpresoj që do frymëzojë breza të rinj. Shpresoj të kuptojmë se mbi të gjitha është kryesore që të jemi qytetarë e pastaj talentet që kemi.

Roza Velo: Pikturonte, shkruante. Shkruante plot dhe e ka lënë katin e tretë kështu. Do të kujdesem me mish e shpirt për veprën e tij. Ai ishte një artist i madh me libra, me piktura.

Ditët e fundit ka bërë një pikturë me forma kafshësh. Më tha ‘kur të vdes unë, do të vuash ti’. Kur u sëmur herë tjetër u shërua. Aktualisht studion e ka të mbyllur.

Armand Vokshi, kreu i Shoqatës së Arkitektëve: E gjithë prodhimtaria e tij ishte e madhe. Ikja e tij ëhstë një humbje e madhe për Tiranën dhe vendin. Pikturat e Maksit janë konkretizuar me mjeshtëri.

Ai ishte një njeri i madh. Shtëpia e tij është një muze shumë i bukur që më vonë mund të shohim për ta shndërruar në dicka më të mirë. Takimi i fundit me Maksin ka qenë në një konferencë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb