Anis Mehmeti u përfshi në listën e 25 lojtarëve të Ipsuiç në Premier Ligë. Megjithatë, sërish do e ndjekë një ndeshje të elitës nga tribuna.
Ipsuiç sfidon sot Liverpulin dhe trajneri nuk e ka lënë sulmuesin shqiptar as në stol. Kështu Mehmeti akoma nuk e ka fituar një vend te 20 lojtarët, që një skuadër mund të ketë në dispozicion gjatë ndeshjes.
Ipsuiç e fitoi javës së parë ndaj Sandërlend, ndërsa përballë Mançester Junajtid pësoi humbje. Për javën e tretë është rezervuar ky takim ndaj Liverpulit në shtëpi.
Mehmeti ka ndjekur çdo ndeshje të Premier Ligë nga tribuna. Duke qenë se refuzoi transferimin në Championship, situata po bëhet shqetësuese.
