Armando Broja po kalon një makth me Bërnlin sa i përket aktivizimit. Edhe pse klubi anglez mban vendin e fundit në Championship, sërish nuk ka minuta për sulmuesin shqiptar.
Dje u luajt sfida me Reksam, që u mbyll në barazim 1 me 1. Për Brojën nuk pati asnjë minutë në dispozicion nga trajneri Niki Hajen.
Ky fakt është mjaft shqetësues për 24-vjeçarin. Kjo pasi merret parasysh që ka mungesa në sulm, ndërsa Xhejmi Vardi nuk lejohej të luante dje.
Për shkak të kësaj situate, dukej se Broja do të kishte më tepër hapësira. Nuk rezulton kështu për Brojën, i cili prej 1 viti regjistron vetëm 1200 minuta në 31 paraqitje. Gjatë kësaj kohe ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy të tjerë.
