ELBASAN

Një 32-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, me masë sigurie “arrest shtëpie” është arrestuar në flagrancë sot teksa luante loto.
Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Thanas Beko, banues në lagjen “Shënkoll” në qytetin e Elbasanit është kapur në një pikë bastesh sportive.

Arrestimi i tij është kryer pasi ai kishte konsumuar veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga neni 323 i kodit Penal.
Beko me vendim nr. 820 dt. 08.11.2018 të Gjykatës së rrethit të Elbasan, ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie”, pasi akuzohet për vjedhje, plagosje, shkatërrim prone dhe mosbindje të urdhrit të policisë.

Ai u arrestua sot në kuadër të verifikimit të masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Pas informacioneve të marra ne rrugë operative nga ana e policisë së Elbasanit 32- vjeçari është kapur ne flagrancë në një pikë bastesh në lagjen “Kongresi Elbasanit”.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit konfirmuan se materialet kanë kaluar te organi i akuzës për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

NJOFTIMI I POLICISË MË 7 NËNTOR

Thanasi Polic
Thanasi Polic

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb