Së paku 64 pasagjerë janë në spital pas një aksidenti hekurudhor të hënën në mbrëmje në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

Të dy trenat e linjës hekurudhore të lehtë (LRT) u përplasën në një tunel midis stacioneve KLCC dhe Kampung Baru në Kuala Lumpur, sipas raporteve të mediave lokale.

Vetëm një prej trenave mbante pasagjerë, pasi tjetri ishte në provë pas një defekti dhe kishte vetëm një ngasës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Bernama.

Rreth 166 njerëz i mbijetuan përplasjes me lëndime të lehta, theksoi raporti.

Autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin, i cili është i pari në mbi 23 vjet i funksionimit të LRT-së në Malajzi.

Operatori shtetëror i transportit publik Prasarana Malaysia Berhad do të paguajë 240 dollarë si dëmshpërblim për secilin nga 213 personat e prekur në aksident.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb