Si pasojë e një zjarri në rajonin Sabah të Malajzisë janë djegur 20 shtëpi.


Sipas mediave malajziane, ekipi i zjarrfikësve në qytetin Tawau mori njoftimin për një zjarr të madh në një zonë vendbanimesh.


Rreth 16 zjarrfikës që shkuan në lagje arritën të vënë nën kontrollin zjarrin pas një pune që ka zgjatur rreth 30 minuta.


Njësia e zjarrfikësve tha se si pasojë janë djegur gjithsej 20 shtëpi të cilat janë bërë të papërdorshme dhe se nuk ka patur humbje të jetëve apo plagosje nga zjarri.

Ndërkohë thuhet se po hetohen shkaqet e zjarrit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb