Malcom ka përfunduar transferimin e tij nga Barcelona drejt Zenit Shën Petersburg. Rusët arritën një marrëveshje me Barcelonën për një shumë prej 40 milion eurosh plus një bonus shtesë prej 5 milion eurosh.

22-vjeçari u bashkua me skuadrën katalanase vetëm 12 muaj më parë për shumën e 41 milion eurove, por mundësitë për të luajtur ishin të kufizuara nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Malcom zhvilloi 24 ndeshje për Barcelonën sezonin e kaluar dhe shënoi katër gola, një kundër Real Madridit në Copa del Rey. Braziliani ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me gjashtë herë kampionët  e Rusisë.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb