Me shijen e titullit ende të freskët në shtëpinë e Milan shpërthen një çështje shumë e madhe, kjo pasi bëhet fjalë për legjendën e këtij klubi, drejtorin teknik që kishte një rol shumë përcaktues në këtë titull të 19-të në histori, Paolo Maldini, por jo vetëm kaq pasi Maldini zbulon një anë të errët.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Maldini rrëfeu se ai edhe Massara janë pa kontratë, por fakti që e bezdis akoma më shumë është se asnjë nga drejtuesit nuk i ka kërkuar të diskutojnë për këtë:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Unë dhe Massara jemi në skadencë dhe nuk kemi rinovuar. Për rrugëtimin e bërë dhe për çështjen Rangnick gjej pak respekt nga ana e Gazidis dhe Elliot, ata nuk e morën mundimin as të diskutonin me ne, të paktën të flisnim. Ata mund edhe të thonë që puna jonë nuk është mjaftueshëm e mirë për të vijuar bashkëpunimin. Mund të thonë gjithashtu që strategjia juaj nuk na pëlqen. Personalisht më pëlqen të jem një garanci për milanistët, nuk mund të bëjë kurrë të kundërtën, por realiteti është se pronarët nuk na kanë kërkuar kurrë të ulemi në një tavolinë për të folur për këtë, kjo gjë nuk është e mirë”, shfry Maldini duke vijuar më pas me mungesën e fondeve për të bërë një hap të madh përpara:

Maldini
Maldini

“Prej muajsh kemi lëvizur në treg por për momentin nuk kemi fondet e duhura për të bërë një hap të madh cilësorë përpara. Na duhet tre blerje të mëdha për të hapur një cikël të ti, një strategji e një niveli të lartë për të konkurruar me të mëdhatë”, u shpreh ndër të tjera Maldini duke zbuluar për tifozët kuqezi një realitet shumë të hidhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: