Në edicionin e 40-të të Çmimeve Sportive Viareggio, ish kapiteni i Milanit, Paulo Maldini, foli për dashurinë që ka për kuqezinjtë.

“Për mua, në Itali dhe jashtë, ekziston vetëm Milani.

E kam pak të vështirë të flas për Milanin, por jam i kënaqur me renditjen që ata zënë. Napoli, Interi dhe Juve do të konkurrojnë të gjithë.  Nëse Milani renditet kaq lart, ata mund të jenë një tjetër pretendent”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb