MALI I ZI – Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg gjeti fajtore qeverinë e Malit të Zi për përdorim dhune policore.

Gjykata e Strasburgut, vendosi në favor të shtetasve Pjetër Dedvukaj dhe Pjetër Sinishtaj, shtetas amerikanë, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, të cilët ishin ankuar për përdorim dhune nga forcat policore pas arrestimit.

Gjykata ndërkohë nuk pranoi ankesën e dy shtetasve të tjerë, Rrok Devukaj dhe Kolë Dedvukaj.

Të katër paditësit ishin pjesë e një grupi prej 18 personash të arrestuar në vitin 2006, një ditë para zgjedhjeve vendore në Mal të Zi. Të gjithë ata u akuzuan për komplot dhe përgatitje aktesh terroriste në Mal të Zi dhe u dënuan nga dy muaj deri në 10 vjet burgim.

Duke reaguar pas dhënies së vendimit, Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit, të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi tha se shoqata që ajo përfaqëson është e zhgënjyer me vendimin ndaj Kolë Dedvukajt dhe Rrok Dedvukajt dhe po shqyrton mundësinë e apelimit të vendimit.(voa)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: