Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka vijuar me retorikat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në një intervistë për BBC serbisht, Gjukanoviç tha se qeveria është në një mandat teknik pa besimin e shumicës së deputetëve.

“Kjo është një kalbje institucionale : qeveria ka humbur legjitimitetin e saj, parlamenti ruan homogjenitetin e 41 deputetëve me temën e revanshizmit ndaj qeverisë së mëparshme. Një vend i tillë nuk është në gjendje të angazhohet seriozisht në reformat e legjislacionit zgjedhor, integrimin evropian, besimin e investitorëve”, tha ai.

Edhe pse zgjedhjet e rregullta presidenciale në Malin e Zi pritet të mbahen në pranverën e vitit 2023, Gjukanoviç beson se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen më herët.

“Besimi im është se nuk duhet të hezitojmë, se kemi humbur shumë kohë. Panorama financiare po përkeqësohet në mënyrë dramatike dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shpallen sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos lejojmë që pasojat e rënda të rriten edhe më tej. Do të na duhet një qeveri shumë e aftë e kompetentë që të përballet me këto problematika”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb