Një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë Maliq, është përfshirë nga një zjarr që ka shkatërruar totalisht një prej kateve.

Sipas informacioneve paraprake, shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por dyshohet se mund të ketë nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohjeje, ndërsa familjarët ndodheshin në gjumë.

Banorët e zonës kanë ndihmuar familjen që të dalë jashtë banesës, ndërsa zjarrfikësja ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për izolimin dhe shuarjen totale të flakëve.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb