MALISHEVE – Një shpërthim gazi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në shkollën fillore dhe të mesme “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjës teknik.
Mësohet se Zymer B. Hoti nga Malisheva, punëtor teknik në këtë shkollë, ka humbur jetën, teksa kishte hyrë në objektin ku gjendet sistemi i ngrohjes së shkollës.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Kosovës dhe ekipet e shpëtimit, si dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Momentalisht po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësimi është ndërprerë përkohësisht në këtë shkollë.
(er.nu/BalkanWeb)
