18-vjeçarja Vikena Greku, e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël.

Burime nga familjarë të afërt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyshërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve, për t’i marrë me vete në Gjermani.

Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje. Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb