Spanja mbetet një tabu e madhe për Shqipërinë, goli i Myrto Uzunit thjesht krijojë një iluzion të bukur, aq sa zgjati.

Kjo humbje, vërtetoi edhe një herë se Shqipëria është një “pre” e preferuar për “furitë e kuqe”, trend që nuk ndryshojë as këtë herë, përkundrazi, i vendos kuqezinjtë përpara një rekordi negativ.

Në 8 takime, Shqipëria numëron 8 humbje, duke u bërë pjesë e kombëtareve që në sfidën me Spanjën, kanë 100% humbje.

Të njëjtën shifër e ka dhe Lihtenshteini dhe Malta, ndërsa më poshtë vijnë Maqedonia e Veriut me 7 humbje nga 7 ndeshje dhe Luksemburgu me Armeninë me 6 humbje në 6 ndeshje.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: