Një oligark rus i cili është sanksionuar nga SHBA-ja, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për vjedhjen e 5.4 milionë dollarë të aseteve të tij.

Konstantin Malofeyev tha se do të ngrejë padi ndaj SHBA-ve për vjedhje.

Prokurorët amerikanë mund të konfiskojnë 5.4 milionë dollarë që i përkasin Malofeyev, një gjykatës në Nju Jork vendosi javën e kaluar, duke hapur rrugën që fondet të përdoren potencialisht për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.

Ky ishte vendimi i parë për të sekuestruar asetet e një oligarku rus që kur Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së marsin e kaluar nisi një task forcë speciale që synonte të shtrëngonte aleatët financiarë të presidentit rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës.

“Por një padi e tillë është e pamundur të ngrihet atje pasi nuk ka drejtësi në SHBA ,” shkroi ai në një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar se “asnjë nga investitorët e grabitur nuk mund të mbrojë të drejtat e tyre atje”.

Më tej ai ka shtuar se padia e tij në një gjykatë amerikane duhet të titullohet “Malofeev kundër SHBA”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb