Renato Malota, kapiten i skuadrës së Egnatias, dha mendimin e tij para finales së “Final Four” ndaj Partizanit.

A i trembeni sulmit të kuq, që ka lojtarë si Skuka, Binsouka, Cara, Taipi dhe Mensah?

Është e vërtetë që Partizani ka lojtarë me eksperiencë, por ne e kemi vërtetuar se kemi ekip solid dhe do t’ia dalim të bëjmë më të mirën. Nuk do të jetë problem për ne.

Do të mbroheni një kundër një?

Sa i përket strategjisë, nuk flas dot, nuk jap detaje para ndeshjes. Këto i përkasin trajnerit, ne do të flasim në fushë. Dihet që kjo finale është e rrallë dhe nuk ka ndodhur më përpara. Kemi fatin ta provojmë nesër. Kam pasur fatin të luaj shumë finale dhe shpresoj që edhe këtë herë të dal fitimtar.

U druheni tifozëve të kuq në “Air Albania”?

Kemi lojtarë me eksperiencë, që janë mësuar me kësi ndeshjesh. Besoj se nuk do të jetë aspak problem.

Finale me arbitër të huaj…

Kampionati anglez është fizik, ndaj mendoj se nesër arbitri do të lejojë një ndeshje fizike. Ne dhe Partizani kemi fatin të gjykohemi nga një arbitër i huaj.

Nga çfarë do të vendoset kjo sfidë finale?

Besoj se do të vendoset nga episodet, skuadra që do të gabojë ma pak do të fitojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb