Në 14 Mars këngëtari me famë botërore dhe tepër i dashur për publikun, Maluma, do të këndojë në Tiranë, pas anulimit dy herë të ardhjes së tij për shkak të pandemisë.

Ndërkaq referuar revistës “Who” mësohet se në skenë para tij do të performojnë këngëtarët Ronela Hajati dhe Elgit Doda, në koncertin që do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza.

Ndërkohë që në mediat rozë qarkullon një informacion se Maluma do të paguhet plot 600 mijë euro për këtë koncert, por kjo mbetet ende një shifër e pakonfirmuar.

Kjo është hera e parë që një këngëtar i nivelit botëror zgjedh Shqipërinë për ta përfshirë në një destinacion të tijin gjatë turit nëpër botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb