Man.City e ka seriozisht. Sheiku Mansour ka vendosur të rrisë ofertën me 15 milionë euro, nga 65 në 80, për Paul Pogba. Për momentin kjo është oferta më e lartë e ardhur për mesfushorin francez edhe pse Juventus nuk dëshiron ta bëjë publike. Diçka po lëviz rreth Pogba-s, edhe pse drejtuesit e kampionëve të Italisë nuk dëshirojnë të shesin yllin e tyre, në shifra të tilla vështire se mund të rezistosh. Juve është e gatshme të heq dorë nga Pogba për një shifër rreth 100 milionë euro, tashmë shpreson që Man.City me ofertën e bërë të nxisë ndonjë çmenduri nga Psg, Barcelona apo Real Madrid.
(er.shk/BalkanWeb)
