Rei Manaj sërish protagonist me fanellën e Sivasspor në Ligën e Parë Turke. Ai i dhuroi fitoren skuadrës së tij, në transfertën ndaj Serikspor.
Në minutën e 48-të, Manaj shfrytëzoi në maksimum një top nga krahët dhe me një të djathtë tokazi dërgoi topin në rrjetë. Që prej rikthimit te Sivasspor, 29-vjeçari në 5 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Forma e tij është një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho, në prag të ndeshjes së play off të Botërorit në mars ndaj Polonisë.
