Serie A rezervon në orën 20:45 ndeshjen mes Spezias dhe Lazios. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me trajnerët Motta dhe Sarri që kanë shuar dilemat dhe kanë vendosur për rreshtimet.

Nga minuta e parë janë dy shqiptarë. Te lacialët nuk mungon Strakosha, me portierin shqiptar që është i konfirmuar tashmë.

Gjithashtu, mes më të mirëve, të përzgjedhur te vendasit është sulmuesi kuqezi, Rei Manaj.

Spezia renditet në vendin e 15-të. Lazio është e gjashta dhe do donte një kualifikim në Europë.

 

Formacionet:

 

SPEZIA (4-2-3-1): Provedel; Amian, Hristov, Nikolaou, Reca; Maggiore, Kiwior; Verde, Agudelo, Gyasi; Manaj.

LAZIO (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Acerbi, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: