Deputetja e PS, Iris Luarasi ka folur në lidhje me mundësinë për kandidimin e Erion Braçes si kandidat i mundshëm i PS në garën për kreun e Bashkisë Tiranë.

E ftuar në “Programin e drekës” në News24, ajo u shpreh se Kur është një proces me kandidatë të cilësishëm që sjellin një background të fuqishëm politik me vete dhe ekspertizën e tyre, kjo e bën më interesante atë që ndodh brenda një mazhorance.

Megjithatë Luarasi paralajmëroi surpriza në muajt e ardhshëm.

“Nuk është një proces që duhet ngatërruar me zgjedhjet lokale. Është një proces energjizimi i partisë që bëhet duke takuar anëtarë, nuk po takojmë qytetarët e njësive. Zoti Rama nuk i takoi si kreu i PS por kryeministër. Në janar kishim rritjen e parë të pensioneve dhe duhet të marrë një feedback.

Mendoj që i bën mirë PS sepse sa më shumë kandidatë të ketë nga brenda aq më të mirë e bën procesin. Kur është një proces me kandidatë të cilësishëm që sjellin një background të fuqishëm politik me vete dhe ekspertizën e tyre, kjo e bën më interesante atë që ndodh brenda një mazhorance dhe në përzgjedhjen e kandidatit. Por mund të kemi shumë surpriza në 12 -13 muajt e ardhshëm”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb