Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se janë 97 qytetarët, të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Përmes një statusi në Facebook, ministrja ka postuar edhe foton e tre infermiereve në spitalet Covid që punojnë për shërimin e pacientëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”,- shkruan Manastirliu krahas fotos.

Në total numri i pacientëve që janë shëruar nga Covid 19 shkon në 6443 persona në vendin tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb