TIRANË

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë, kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD, Albana Vokshi, ka akuzuar Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu se gjatë fushatës ka bërë patronazhistet, duke shkuar shtëpi më shtëpi.

Nuk ka vonuar replika e ministres Manastirliu që i ka kujtuar Vokshit humbjen që ajo ka pësuar në Njesinë 9 si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

“Më vjen keq, sepse prisja të merreshit me interesin e opinionit publik dhe jo të shfaqnit ndjesinë që të ka lënë humbja. Por edhe në humbje njeriu duhet të ketë klas”, ishte kundërpërgjigjia e Manastirliut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb