Blerina Gjylameti pritet që të rikthehet si deputete në radhët e PS në Parlament, pavarësisht se nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në 11 maj.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e vendimit të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës me qëllimin e kandidimit të Ogerta Manastirliut në vendin e tij në zgjedhjet që pritet të mbahen.

Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mënyrë hapet rruga që Gjylameti, e cila është e para në listën pas deputetëve të zgjedhur, të rikthehet në sallën e Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb