Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e News24 ka folur për garën e Tiranës, duke komentuar të dyja kampet politike. Zekthi theksoi se kandidatja e PS, Ogerta Manastirliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Edi Rama, kurse  Florian Binaj, shtoi ai – nuk ka një karrierë politike gjë e cila mund ta penalizojë në zgjedhje.

“Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz, që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën. Manastirliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirliun.

PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirliut. PD nuk mund të jetë një parti politike dhe të pretendojë pushtetin kur ti nuk hyn në zgjedhje.

Kjo krizë e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit”, tha Zekthi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb