ANGLI

Manchester City edhe pse shumë larg Liverpool në renditjen e Premier League i ka dhënë fund dilemave për vendin e dytë. ‘The Citizens’ kanë mposhtur Leicester City në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin e ngushtë 0-1.

Sergio Kun Aguero humbi një penallti në minutën e 62′ dhe u duk se Leicester mund të kishte shansin të afrohej me Manchester City-n në vendin e dytë por nuk ndodhi kështu. Një aksion model i një ekipi të Pep Guardiolës çoi në një gol të thjeshtë të bomberit tjetër, brazilianit Gabriel Jesus në minutën e 80′ duke hipotekuar 3 pikët.

Kjo fitore vlen vetëm për t’iu shkëputur Leicesterit me 7 pikë, dhe pse The Citizens pas dënimit nga UEFA nuk do të munden të luajnë në Champions League duke i bërë një favor vendit të pestë në Premier League. Ndërkohë Liverpool edhe pse 1 ndeshje më pak është 19 pikë larg vendit të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb